Milan: El Shaarawy në merkato?
Nëse të gjithë presin Ricardo Kaka, ai që po vuan këtë fazë merkatoje është talenti italo-egjiptian Stephan El Shaarawy. "Faraoni" e di që me afrimin e Alessandro Matrit, por aq më shumë me një rikthim të brazilianitReal Madrid, mund të humbë rolin e tij të titullarit në skuadër. Teksa Massimiliano Allegri ka nisur maratonën e tij, duke e ulur shpesh në stol 20-vjeçarin, me Kaka në ekip, pankina do bëhet ambienti i tij natyral për disa muaj me radhë.

Por media italiane mendon se, nëse rikthimi i brazilianit nga Madridi do mbyllet shpejt, në orët e fundit të merkatos mund të ketë një sakrifikim të El Shaarawy-t, duke kujtuar oferta nga Manchester City, Borussia Dortmund dhe Real Madrid që kalojnë shifrën e 30 milionë eurove për kartonin e tij.

Në të mirë e në të keq, emri i "Faraonit" duket gjithmonë në udhëkryqin e tratativave të merkatos së kuqezinjve. /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2013, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori