Milan, emrat e ciklit të ri (FOTO LAJM)

Matia Destro - Siena
Tashmë që dy pikat më të forta të Milan në dy sezonet e fundit: Zlatan Ibrahimoviç dhe Thiago Silva po nisen drejt Parisit për t'iu bashkuar ekipit të tyre të ri, drejtuesit e Milan po punojnë për të nisur një cikël të ri te kuqezinjtë, i cili do të fillojë me një fushatë aktive në merkato duke parë edhe të ardhurat e mira nga marrëveshja me PSG.

Në sulm qarkullojnë disa emra ku spikasin Matia Destro, talenti i Sienas por që është në pronësi të Genoa. Dyshja e City Dzeko-Tevez, të cilët janë më të mundshmit për momentin. E më pas emra si Leandro Damiao, sulmuesi i Internacional Porto Allegre, njëkohësisht mik i Alexandre Pato dhe anglezi i Liverpool, Andy Carroll.

Për mbrojtjen gjithashtu qarkullojnë disa emra. Gjermani Mats Hummels është në krye të listës pasi pëlqehet shumë si nga stafi teknik ashtu ehe nga presidenca. Mbrojtësi i Porto, Rolando, Davide Astori, braziliani Dede (cikësohet pasardhësi i Thiago Silva) si dhe argjentinasi Lisandro Ezequiel Lopez.

Emra qarkullojnë, financat u mbushën, tani çdo gjë është në dorën e drejtuesve të Milan nëse do mund ti kënaqin tifozët e zemëruar me blerje të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2012, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori