Milan, epoka Galliani përfundon në verë
Vjeshtë në Arcore, vjeshtë e Milanit të plakur. Por në këtë vjeshte plot ngjyra nuk mendohej që një takim mes patriarkëve të përfundonte me lot dhe plagë. Adriano Galliani do të largohet me nder së bashku me presidentin Silvio Berlusconi, por ajo që u vendos në këtë takim mes drejtuesve është përfundimi një epoke. Milani i ardhshëm do të jetë i Barbara Berlusconit, që pas një periudhe që i shërbeu për të fituar eksperiencë, ka vendosur se ky është momenti për të synuar presidencën, sepse mungojnë rezultatet, paratë janë të pamjaftueshme, ndaj duhet ndjekur një filozofi e re.

Shkëputja e nga e kaluara e suksesshme nuk është cështje ditësh. E ka zanafillën 2 vjet e gjysmë më parë, kur vajza e Silvio Berlusconit u bë pjesë e këshillit administrative. Hyrja e saj në zyrat e Rrugës Turati daton në fakt në dhjetor të 2010. Fillimisht Barbara studioi ambientin, më pas u hodh në sulm. Doli në pah një javë më parë, teksa zbuloi për mediat italiane frytet e një bisede me të atin pas humbjes me Fiorentinën.

Adriano Galliani kërkoi menjëherë një takim me presidentin, ndërsa Barbara në asnjë moment nuk ia përmendi emrin, duke cituar se nuk kishte folur për një largim të Administratiorit të deleguar. Por Galliani nuk mund ta duronte këtë situatë të paqartë, ndaj drekoi me Silvion për t’i qartësuar gjërat. Takimi kokë më kokë zgjati më për shumë se tre orë, teksa numri dy i kuqezinjëve rezervoi vetëm një koment besnikërie të përjetshme për presidentin e tij, por pa zbular detaje të bisedës mes tyre.

Lamtumira mund të vijë shumë shpejt, por do të formalizohet në mbledhjen e këshillit administrative të muajit prill. Me pas në historinë e Gallianit do të jetë sërish Berluskoni, por Adminstratori i deleguar i milanit nuk mund të pranonte detyra me përgjegjësi të kufizuar.

Vjeshta e patriarkëve është e ëmbël, por koha kalon. Asnjëri prej tyre nuk do të shfaqet i plagosur publikisht, asnjë nuk do të ulërasë i zemëruar. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2013, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori