Milan është gati për rezolucion, ja si ndryshon ekipi
A.C Milan e ka seriozisht kur flet për revolucion këtë merkato.

Sipas Marca ekipi italian është absolutisht ekipi më atraktiv këtë merkato. Italianët kanë zyrtarizuar 3 blerjet e para dhe po punojnë për të arritur dhe 7 marrveshje të tjera.

Lojtarët e rinj që mund të arrijnë në San Siro janë Keita Balde dhe Lucas Biglia nga Lazio. Andre Silva i Portos, Andrea Belotti nga Torino, Alvaro Morata nga Real Madrid , Diego Costa nga Chelsea dhe nga PSG's Grzegorz Krychowiak.

Nga kjo listë më të vështirët mbeten Morata i cili është pothuajse i zyrtarizuar tek Manchester United. Së dyti Belotti për të cilin Torino sa vjen dhe e rrit kërkesën. / albeu.com /
Shtuar më 11/06/2017, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori