Milan-Fiorentina, formacionet e mundshme
Pas Lazios Milan luan një tjetër ndeshje të vështirë në "San Siro". Para se të ndeshet me Barcelonën të martën në Champions League kuqezinjtë e Allegrit duhet të kalojnë sonte në mbrëmje pengesën Fiorentina, e cila vjen pas n jë humbje me shumë polemika në mesjavë përballë Napolit.

Formacion i detyruar për Milan që rigjen Robinhon, i cili do të formojë edhe tredhëmbëshin e sulmit me Kaka dhe Balotellin. I vetmi dyshim është në mesfushë me Polin në avantazh ndaj Muntarit.

Te Fiorentina, Montella do të përgatisë një 4-3-2-1 me Tomoviç dhe Rodriguez nga minuta e parë në mbrojtje dhe dyshen Borja Valero-Joaquin pas shpinës së Giuseppe Rossit. /albeu.com/



FORMACIONET E MUNDSHME:


MILAN (4-3-3): Gabriel; Abate, Zaccardo, Zapata, De Sciglio; Montolivo, De Jong, Poli; Robinho, Balotelli, Kakà. Tr.: Allegri


FIORENTINA (4-3-2-1): Neto; Tomovic, Rodriguez, Savic, Pasqual; Aquilani, Pizarro, Ambrosini; Borja Valero, Joaquin; Rossi. Tr.: Montella
Shtuar më 02/11/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori