Milan fiton me lehtesi perballe Heerenveen
Albeu.com
Njё fitore mbresёlёnёse nё udhëtim tek ekipi holandez Heerenveen, i ka sjellё Milanit tri pikёt e para nё ndeshjen e parё tё fazёs grupore tё Kupёs UEFA, qё pёrfundoi me rezultat 3-1.
Njё autogol nga Jong-A-Pin (19’) dhe njё gol tjetёr nga mesfushori italian Gennaro Gattuso (23’) e çuan Milanin nё epёrsi tё dyfishtё qё nё pjesёn e parё.

Filippo Inzaghi doli nё skenё nё pjesёn e dytё, duke e shtuar avantazhin pёr rosonerёt (69’), ndёrsa vendasit arritёn vetёm tё ngoshtojnё disavantazhin nё 3-1, me anё tё penaltisё sё shndёrruar nё gol nga Pranjic.

Ndeshja tjetёr e grupit E ka pёrfunduar me fitore tё vendasve tё Braga, qё mposhti ekipin anglez Porsmouth me rezultat 3-0.
Shtuar më 24/10/2008, ora 14:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori