Milan fiton ndaj Sassuolos, kalon Interin në tabelën e renditjes
Milani ka siguruar fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen kundër Sassuolo, e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A, shkruan Albeu.com

Këto tri pikë kanë bërë që Milani ta kalojë rivalin e qytetit, Interin, në tabelën e Serisë A, dhe të radhitet në pozitën e katërt, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje ishte ai i shënuar në minutën e 35-të të ndeshjes. Fillimisht ky gol iu dha Mateo Mateo Musacchiot, mirëpo më vonë u konsiderua si autogol.

Punët për Sassuolon u vështirësuan në minutën e 64-të të ndeshjes, kur portieri Andrea Consigli u ndëhskua me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjes që e bëri ndaj Krzysztof Piatekut. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori