Milan futet në garë për sulmuesin e Chelseat
Pëlqej
Milan ka filluar bisedimet e para për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Chelsea, Alvaro Morata.

25 vjeçari e ka humbur vendin në Botëror pasi që nuk është ftuar nga skuadra e Spanjës dhe pasi që ka pasur një sezon tepër zhgënjyes me skuadrën e Antonio Contes në Premier League.

Pavarësisht kualitetit të tij, Morata është njëri prej lojtarëve që po kërkohet shumë nga skuadrat e ndryshme, pasi Olivier Giroud me i ka zënë vendin e tij në sulm tek Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori