Milan, Galliani: Asnjë ofertë për Balotellin
Pëlqej
Merkatoja e Milanit me shumë mundësi do të mbyllet më 1 shtator, atëherë kur mbyllet edhe për të gjithë ekipet e tjera, por situata që ka të bëjë me Mario Balotellin dhe qëndrimin e tij në skuadër mbetet ende një intrigë.

Orë më parë media italiane dhe britanike dhanë lajmin për një ri-interesim të Liverpool për shërbimet e sulmuesit kuqezi, por pak minuta më parë ishte vetë numri dy i Milanit Adriano Galliani, i cili në një intervistë për "ansa.it" mohoi gjithçka.

"Për momentin nuk ka asnjë ofertë nga Liverpooli për Balotellin. Merkatoja mbyllet më 1 shtator, të shohim", tha Galliani duke lënë të hapur gjithçka. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori