Milan, Galliani do të shesë El Shaarawy-n
Pëlqej
Sipas asaj që shkruan "Panorama.it", Adriano Galliani po mendon shitjen e Stephan El Shaarawy-t në merkaton e janarit dhe klshtu mund të financojë blerjet që mendon Milani të bëjë. Administratori i deleguar i klubit kuqezi, në dyshime për formën fizike të italo-egjiptianit (disa herë i dëmtuar muajt e fundit), kërkon ta shesë për rreth 20 milionë duke, duke dashur të evitojë një tjetër çëshjte "Pato".

Për talentin e Milan interesohen disa klube me emër në kontinent si Borussia Dortmund dhe Manchester United, por lista e pretendentëve mund të rritet në javët në vijim. Një talent si El Shaarawy nuk e ka aspak të vështirë të përshtatet në cilindo ekip, gjithmonë nëse Milan vendos ta shesë. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori