Milan, Galliani: Merkato e mbyllur
Administratori i Deleguar i Milanit Adriano Galliani ishte i pranishëm në stacionin e trenit për t’i dhuruar i pari mirëseardhjen në Milano sulmuesit Mattia Destro, i sapoardhur nga Roma. Numri dy i kuqezinjëve u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve të shumtë, duke theksuar pas ardhjes së italianit merkatoja e Milanit konsiderohet e mbyllur për merkaton e janarit.

"Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz që kanë ardhur për të pritur Destron. Shpresoj që ai ta shpërblejë në fushë besimin e tifozëve", ka thënë Galliani, që më pas ka folur edhe për tratativat e tjera në merkato

"Për Armeron kemi një akord me Genoan, por lojtari nuk kërkon të largohet, ndërsa Antonelli nuk është pjesë e marrëveshjes. Me ardhjen e Destros merkatoja jonë konsiderohet e mbyllur. Munioz? E kemi kërkuar, por nuk do të vijë te ne. Pazzini? Nuk është në merkato, Giampaolo do të qëndrojë në skuadër, nuk jemi në tratativa për ta larguar. Niang? Do të luajë me Genoan gjashtë muajt e ardhshëm dhe më pas do të rikthehet sërish te Milani", është shprehur Adriano Galliani. /albeu.com/



Shtuar më 30/01/2015, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori