Milan gjen portierin e së ardhmes (VIDEO)
Milan po punon në merkaton e futbollistëve për të gjetur gjatë merkatos së verës trashëgimtarin e Christian Abbiati. Sipas asaj që raporton portali spanjoll "fichajes.net" drejtuesit kuqezinjë janë duke ndjekur me shumë interes Vicente Guaita, portieri 25-vjeçar spanjoll i Valencias.

Gardiani i portës ka një kontratë me klubin e Primera Division deri në vitin 2015 por përballë një oferte të mirë Valencia është gati ta shesë lojtarin. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori