Milan godet sërish, në janar vjen Suso (VIDEO)
Pëlqej
Milani e ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit. Sipas asaj që shkruan "Tuttosport", klubi kuqezi ka në dorë Jesus Fernandez Saez, i njohur ndryshe si Suso, për të cilin Galliani mendoi ditët e fundit të merkatos teksa po diskutonte me Liverpoolin transferimin e Mario Balotellit.

21-vjeçari spanjoll ka një kontratë me "The Reds" që skadon verën e ardhshme, por Milani ka siguruar "Po"-në e lojtarit që tani.

Sipas mediave italiane, Suso mund ti bashkohet "Djallit" që në merkaton e janarit, ndërsa nuk bëhen të ditura shifrat e operacionit. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori