Milan, goditje dyshe me "skonto" nga Napoli (FOTO LAJM)

Blerim Xhemaili
Pëlqej
Në pritje të asaj se çfarë do ndodhë me të ardhmen e Alessio Cercit Milani hedh sytë nga Napoli. Sipas asaj që shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", Adriano Galliani do të provojë një goditje dyshe "low-cost" duke dëshiruar si Blerim Xhemailin ashtu edhe Goran Pandev.

Tetovari është jashtë planeve të Rafa Benitez, madje as nuk e ka e ka grumbulluar për ndeshjen e sotme Play-Off të Champions League ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa maqedonasi pëlqehet edhe nga Parma, Galatasaray dhe Fiorentina.

Numri dy kuqezi do të takohet së shpejti me Bigon për të prezantuar një ofertë zyrtare për dy futbollistët që iu mbaron kontrata në vitin 2015. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori