Milan hap thesin pas kualifikimit me PSV-në (FOTO LAJM)

Mamadou Sakho - PSG
Milani ka vendosur që të investojë në merkato, por vetëm në rast se arrin që të kualifikohet në Ligën e Kampioneve. Drejtuesit kuqezinj kanë një strategji konkrete sa u përket përforcimeve të mundshme, por gjithçka do të varet nga takimi i kthimit që do të luhet javën e ardhshme në “San Siro” ndaj PSV Eindhoven. Kuqezinjtë morën një rezultat pozitiv në takimin e parë, duke barazuar 1-1 dhe tani shpresojnë te suksesi në shtëpi.

Milani është i kujdesshëm në shpenzime, ndërsa problemet financiare bëjnë që drejtuesit mos ta teprojnë me shpenzimet e tepërta. Por, një kalim në aktivitetin më të rëndësishëm të kontinentit do të bënte që ata të përfitonin në total 30 milionë euro fitime. Vetëm nga kalimi në fazën e grupeve UEFA do t’u japë kuqezinjve 8.6 milionë euro, që do të shtohen në rast të kualifikimeve për në fazat pasardhëse. Dhe "Djalli" tashmë ka nisur nga puna për elementët që do të vijnë.

Ata janë Mamadu Sakho, Juraj Kuçka dhe Keisuke Honda. Dy të parët pritet që të kalojnë në formë huazimi, por klubi italian ka për detyrë t’u paguajë rrogat. Kurse japonezi, nëse nuk kalon këtë verë, vjen falas në merkaton e dimrit. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2013, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori