Milan hedh "sytë" tek mesfushori i Santosit
Milan thuhet se është i interesuar për mesfushorin e Santosit, Lucas Lima, kontrata e të cilit i skadon më 31 dhjetor.

Braziliani mund të lëvizë si agjent i lirë në dritaren e transferimit të dimrit, me Manchester Unitedin që më parë ishte i lidhur për të marrë në "Old Trafford", shkruan Albeu.com.

Tani prestigjozja "UOL Esporte" po raporton se Rossonerët kanë bërë kontaktin e parë me përfaqësuesit e Limas, të tërhequr nga mundësia për ta marrë atë falas.

Lima ka bërë 14 paraqitje me Brazilin, duke shënuar kundër Argjentinës dhe Haitit. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori