Milan, Honda nëse nuk vjen Tevez
Honda-Milan. Për momentin është vetëm një hipotezë por që mund të konkretizohet nëse Carlos Tevez zgjedh të shkojë te Juventus. Në këtë pikë, Milan do të lironte vendin për një ekstrakomunitar (njëri është rezervuar tashmë nga kolumbiani Vargara), i cili do të zihej nga japonezi, i cili është në duel të largët me Alessandro Diamanti, një tjetër i preferuar i Adriano Gallianit.

Sulmuesi i Kombëtares japoneze Keisuke Honda ka luajtur tashmë në Europë dhe mbërritja e tij te "Djalli" do të përbënte edhe një boom përsa i përket anës komerciale. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori