E FUNDIT/ Rekord! COVID-19 u merr jetën 19 shqiptarëve në 24 orët e fundit
Milan huazon Mamadou Sakho
Mamadou Sakho mund të transferohet në formë huazimi te Milani. Lajmin e bën të ditur e përditshmja italiane "Corriere dello Sport", e cila shkruan për skenarin e mundshëm të kalimit të mbrojtësit të Paris Saint Germain në "San Siro".

Sipas prestigjozes italiane, mbrojtësi francez mund të rinovojë kontratën me kampionët e Ligue I, për t’u transferuar më pas te kuqezinjtë në formë huazmi për 1 sezon.

Mësohet se dhe trajneri Massimiliano Allegri ka dhënë miratimin e tij pë këtë operacion. Ndërkohë Administratori i Deleguar Adriano Galliani vazhdon të presë sinjale nga Cska Moska pë japonezin Keisuke Honda. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2013, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori