Milan i intereson vetëm 15 minuta
E përditshmja sportive italiane "Gazzetta dello Sport" në numrin e saj të djeshëm ka treguar se si e ka përjetuar presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, barazimin e kuqezinjve 2-2 në Palermo. Padroni kuqezi ndodhej në "Montecatini", ku po kryente një terapi intensive me laser në këmbë. Më pas, presidenti kuqezi ka darkuar në restorantin "Da Giovani", ku me të hyrë është informuar për "Faraonin": "Luan El Shaarawy?", ka pyetur miqtë e tij presidenti kuqezi. Dhe sapo ka marrë konfirmimin, ka shtuar: "Bravo, ia paska hedhur gripit".

Pavarësisht prezencës së italo-egjiptianit në fushë, Berlusconi nuk e ka ndjekur nga ekrani sfidën. Ndërmjet një tave qoftesh dhe pjatave me djathtë të shkrirë, "Kavalieri" është informuar për rezultatin e ndeshjes nga një tifoz milanist: "2-0? Sa mirë që nuk e paskam parë. Kësaj radhe ia kurseva vetes një shkatërrim nervash".

Kur është informuar nga një zonjë për golin e Montolivos dhe barazimin e El Shaarawy-t, Berluskoni ka vendosur t’u hedhë një sy minutave të fundit të takimit: "Le ta shikojmë së bashku se si do përfundojë", u ka thënë ai miqve të tij.

Pas darkës, presidenti kuqezi është rikthyer në hotel, ku menjëherë i ka telefonuar Adriano Gallianit, duke i kërkuar shpjegim për rendimentin e dobët të kuqezinjve gjatë atyre 10 minutave të fundit të sfidës me Palermon. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori