Milan i sigurtë drejt titullit (VIDEO)
Z. Ibrahimoviç (Milan) & A. Rosi (Roma)
Milan ka arritur të mposhtë me rezultat 2-1 skuadrën e Romës në takimin e të shtunës mbrëma në San Siro, ndeshje e vlefshme për kampionatin italian.Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë (44’) nga Pablo Osvaldo.

Në pjesën e dytë, falë një penalltie të realizuar nga Zlatan Ibrahimoviç (53'), Milani arrin të barazojë.

Goli i fitores erdhi në minutën e 83-të nga Zlatan Ibrahimoviç, gol i cili ishte i 22-ti për Ibrën në këtë edicion të Serie A.

Me këtë fitore, Milan rrit diferencën me Juventusin në shtatë pikë, i cili të dielën zhvillon Derby d’Italia ndaj Interit. /albeu.com/


Shikoni golat:

Shtuar më 24/03/2012, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori