Milan i treti (VIDEO)
Mario Balotelli
Milani ka shënuar fitore bindëse me reazultat 4-0 si mysafir Pescaras, duke i siguruar vetes pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Mario Balotelli nga penalltia zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë ndërsa në minutën e 33-të, Sulley Muntari e dyfishoi epërsinë pas një harkimi të Robinhos.

Në fillimin e pjesës së dytë (51'), Mathieu Flamini shënoi golin e tretë ndërsa gjashtë minuta më vonë (57'), Balotelli shënoi edhe golin e dytë personal.

Pas kësaj fitoreje, Milani rënditet i treti në tabelë me shtatë pikë para Fiorentinas. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori