Milan-Inter, derbi për Alessio Cerci-n
Minutat e pakta të Alessio Cercit te Atletico Madrid po nxisin akoma më shumë skuadrat e Serie A që të tentojnë ta bëjnë të tyrin gjatë merkatos së ardhshme. Përveç Interit, që interesohet prej kohësh, së fundmi në lojë është futur edhe Milani.

Lajmi jepet nga "sportmediaset", që raporton se kuqezinjtë kanë ofruar një shkëmbim në formë huazimi kokë më kokë me Fernando Torresin në mënyrë që të bindin spanjollët.

Një ofertë e refuzuar pëe momentin nga "Los Colchoneros", por priten zhvillime të reja në ditët dhe javët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori