Milan-Inter, mes krizës dhe rilindjes
Milano me dy fytyra. Nga njëra anë Interi vuan krizën e rezultateve dhe duket sikur ka harruar të fitojë, nga ana tjetër Milani ka arritur ta barazojë me pikë dhe po kalon një moment të shkëlqyer. Zhgënjimi i zikaltërve dhe një merkato jo fort entuziaste janë e kundërta e kuqezinjve, të cilët me Mario Balotellin në gjirin e tyre dhe me një rendiment të shkëlqyer të rikthejnë në kujtesë Milanin e madh.

Ecuria "horror" e Inter - Tre muaj më parë, saktësisht më 3 nëntor, Interi festonte suksesin në "Juventus Stadium". Tani situata është krejt ndryshe. Shifrat e dënojnë skuadrën zikaltër, e cila pikërisht pas ndeshjes me Juventusin në transfertë, kur hodhi pretendimet për titull, ka ecur me një ritëm prej skuadre që lufton për mbijetesë. Interi ka marrë vetëm 6 pikë në 7 ndeshjet e fundit, në vitin 2013 është siguruar vetëm një fitore kundër Peskarës, si dhe në 6 ndeshjet e fundit jashtë fushe kanë ardhur 5 humbje. Nga takimi ndaj Juves, vetëm Peskara dhe Palermo (dy ekipet e fundit të tabelës) nuk kanë arritur t’i shënojnë gol portierit Handanoviç. Janë plot 18 golat e pësuar nga skuadra e Stramaccionit në 11 takimet e fundit. Numrat e krizës flasin qartë.

Rilindja e Milanit - Edhe Milani do e mbajë mend datën 3 nëntor, por për mirë. Nga ajo ditë kuqezinjtë kanë koleksionuar një mesatare për titull kampion duke u rikuperuar 13 pikë në 11 ndeshje kushërinjve zikaltër. Në 12 ndeshjet e para të kampionatit, ecuria e skuadrës së Allegrit ishte katastrofike, pasi koleksionoi vetëm 14 pikë. Ndërsa në 11 ndeshjet e ardhshme erdhën 26 pikë për kuqezinjtë, të cilët kanë prodhuar 24 gola dhe kanë pësuar 16. Tani ëndrra për të arritur vendin e tretë është më e prekshme se kurrë, me Lazion që është vetëm 3 pikë përpara.


Kriza dhe identiteti i lojës - Lojtarët e mëdhenj nuk zhgënjejnë kurrë. Më pas zbulon se arsyeja e kampionatit me dy fytyra të skuadrave milaneze është aspekti tekniko-taktik. Andrea Stramaccioni, që dukej se e kishte gjetur zgjidhjen te mbrojtja me tre lojtarë dhe me Guarin pas dyshes Cassano-Milito, ka kuptuar se moduli nuk funksionon, për shkak të rendimentit të dobët të sulmuesve. Milito pas ndeshjes ndaj Juves ka shënuar vetëm 1 gol në 589 minuta të luajtura. Të njëjtin rendimet ka koleksionuar edhe Cassano, i cili ka realizuar vetëm një gol në 685 minuta. Sa i përket formës së mirë të Palacios dhe rritjes së Guarin, nuk është e mjaftueshme për të mbuluar boshllëqet e repartit ofensiv. Ndërsa krejt e kundërta është me rendimentin e ekipit të Allegrit, i cili pas vështirësive të javëve të para me modulin e ri 4-3-3 ka stimuluar klasin e El Shaarawy-t, që ka arritur ta gjejë 15 herë rrugën e golit. Kur Interi u fut në krizë, Milani me Montolivon në kabinën e regjisë koleksionon fitore dhe pikë të arta.

Kampionati u buzëqesh kuqezinjve, ndërsa detyra në Kupat e Europës është dukshëm më e vështirë për Milanin, që do përballet me Barcelonën, ndërsa Interi me Cluj. Nga këtu deri më 24 shkurt, kur dhe do të jetë sfida direkte, Milano pret "pushtuesen" e këtij sezoni. (nga Mario Schoncerti) /albeu.com/

Shtuar më 05/02/2013, ora 19:30
Juventini
e Mërkurë 6 Shkurt 2013, Ora 16:52
Po na merzisni me keto lajmet qe flisni me superlativa per milanin, beni lajme pa lidhje, pffffffff
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori