Milan, ish-ët shënojnë, aktualët flenë gjumë (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimoviç - PSG
Tre ndeshje zyrtare në San Siro dhe zero gol. Tek Milan një gjë e tillë nuk ndodhte prej plot 5 vjetësh. Por mbrëmja e Champions League i ofroi një tjetër zhgënjim tifozëve kuqezinjë. Pikërisht në kohën kur banda e Massimiliano Allegrit kërkonte të shënonte ndaj Anderlecht por pa ja arritur dot qëllimit, ish futbollistët e "Djallit" shënonin në ndeshjet e tjera.

Jo vetëm Ibra dhe Thiago Silva që ishin deciziv në fitoren 4 me 1 të PSG ndaj Dinamos së Kievit por edhe Huntelaar i dha mundësinë Schalke 04 të kalojë me sukses transfertën e Greqisë. Kur tabela elektronike e San Siros shfaqi imazhet e golit të Ibrahimoviç nga ai pak publik që ishte prezent fillimisht dolën disa vërshëllima e më pas erdhën duartrokitje pasi realisht nuk ishte sulmuesi suedez ai që dëshironte të largohej.

Në të vërtetë nëse ai do ishte përsëri tek Milan atëherë sigurisht që Anderlecht nuk do ishte ai që panë të gjithë dhe do të kundërshtonte ata që mendonin se pa Ibrën, Milani do të luante më mirë.

Kur më pas u shfaq goli i Thiago Silvës një lum me duartrokitje pushtoi San Siron pasi mbrojtësi brazilian nëqoftëse nuk do të ishte për Ancelotti dhe Leonardo me shumë mundësi nuk do ta kishte pranuar transferimin.

Pas fitores së skuadrës së tij Thiago Silva ka deklaruar se do të mbetet gjithnjë një tifoz i Milanit që nga ato anë vazhdon të mbetet një idhull duke marrë parasysh edhe rendimetin e atyre që luajnë në vëndin e tij. Nuk është një idhull Huntelar që realizoi 7 gola në sezonin e vetëm që luajti me Milanin, por vazhdon të shënojë rregullisht dhe duke parë vështirësitë e mëdha që po has skuadra e Allegrit për të cuar topin drejt rrjetës edhe hollandezi tani do të ishte një pikë shumë e fortë në sulmin e nënkampionëve të Italisë. Me pak fjalë Milani i ishëve fluturon, ndërsa Milani aktual nuk arrin dot të ngrihet. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori