Milan: Ja 3 goditjet e janarit (FOTO LAJM)

Davide Astori - Cagliari
Tre goditje në xhep për Milan për merkaton e janarit. Mediat në Itali janë të sigurta, e veçanërisht "TuttoSport" që jep lajmin se me fillimin e vitit 2014 në Milanello do të vijë treshja: Astori, Kucka dhe Honda.

Nëse japonezi është tashmë virtualisht një kuqeui, e ndryshme duket situata për dy kuqeblutë. Kucka duhej të transferohej në Milanello që gjatë merkatos së verës dhe tratativat mund të mbyllen në dimër, ndërsa për mbrojtësin e Cagliarit duhet parë edhe reagimi i klubit sard: nëse dëshiron ta shesë apo ta bllokojë.../albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori