Milan, ja ëndrra për portën (VIDEO)
Kush do të jetë portieri që do të zëvëndësojë Abbiatin në fund të sezonit? Përgjigja më e thjeshtë është Gabriel, por i riu brazilian nuk është ende gati për skuadrën e parë, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e kanë kushtëzuar.

Milan po shqyrton disa mundësi dhe së fundmi në axhendë është futur edhe portieri i Borussia Monchengladbach, Marc Andrre Ter Stegen. 21-vjeçari, pjesë e kombëtares gjermane, ka një kontratë që skadon në qershorin e 2015-ës dhe për të intersohet edhe Barcelona.

Vlera e tij nuk është e vogël, 10-12 milionë euro, por duke parë talentin e tij është një shifër që ia vlen të shpenzohet.

Në axhendën e Milan është edhe Igor Akinfeev i CSKA Moskës dhe Yan Sommer i Basel. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori