Milan, ja pasardhësi i Balotellit (VIDEO)
Pëlqej
Lamtumira e Balotelli hap skenare të reja në merkaton e Milanit, që tashmë kërkon që 20 milionë eurot e fituara nga shitja e italianit te Liverpool ti shpenzojë për të gjetur pasardhësin e tij në sulmin e skuadrës.


Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, objektivi i parë është kolumbiani i Portos Jackson Martinez dhe për këtë arsye drejtuesit kuqezinj kanë nisur kontaktet me drejtuesit portugezë. Ideja është huazimi me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro.

Një operacion aspak i lehtë, me një shoqëri të fortë si ajo e presidentit Pinto da Costa. Por Milani nuk heq dorë: Jackson Martinez është i preferuari i drejtuesve të "Djallit". /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori