Milan-Juve, derbi edhe për dy madrilenë (FOTO LAJM)

Fabio Coentrao
Sot të përballen në "San Siro", ndërsa në verë në merkaton e futbollistëve. Milan dhe Juventus, siç shkruan sot "TuttoSport", kanë objektiva të ndryshëm por edhe të përbashkët përsa i përket merkatos së ardhshme.


Emri i parë është ai i portugezit Fabio Coentrao: mëngjarashi mund të lerë Real Madrid për një shifër rreth 10 milionë euro, por bardhezinjtë po minotorojnë edhe Alessio Cercin dhe Luis Nanin.

Emri i dytë që pëlqehet si nga Milani ashtu edhe Juventus është sulmuesi i ri Alvaro Morata, i cili nuk po gjen më hapësira në ekipin e Carlo Ancelottit. Për të interesohet edhe Arsenali. /albeu.com/



Shtuar më 02/03/2014, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori