Milan-Juve, duel për Lavezzi-n
Pëlqej
Pasi dështuan me Iturben, Milan dhe Juventus duelojnë në merkato edhe për një tjetër argjentinas: sipas asaj që shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", kuqezinjtë dhe bardhezinjtë janë vënë pas gjurmëve të Ezequiel Lavezzi.

Ditë më parë Adriano Galliani testoi mundësinë e PSG-së për të diskutuar për lojtarin, duke marrë një notë refuzimi, por kjo mund të ndryshojë me ardhjenParisAngel Di Maria-s.

Përsa i përket Juventusit, tratativat duken më të vështira duke parë raportet jo të mira me francezët për shkak të çështjes "Coman". /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori