Milan-Juve, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

MILAN (4-3-3)
Pëlqej
Pas ndeshjeve të mesjavës në Champions dhe Europa League, skuadrat i rikthehen kampionateve respektive dhe vetvetiu e gjithë vëmendja përqëndrohet në klasiken e kampionatit italian Milan–Juventus. Ndonëse është vetëm java e tretë Serie A përballë menjëherë dy nga tre skuadrat më të mira të historisë dhe kureshtja është vërtet e madhe për të kuptuar pak më tepër pas startit shumë të mirë të të dy ekipeve.

Një ndeshje tepër e veçantë mbi të gjitha për të dy trajnerët dhe për vetë historinë që ata përfaqësojnë. Për dy sezone Filippo Inzaghi ka qenë nxënës i zellshëm i Massimiliano Allegrit te kuqezinjtë dhe për më tepër në të kaluarën ka kontribuar për plot 4 sezone në radhët e Juventusit, duke humbur madje një Kupë Kampionesh në finalen e vitit 1998 ndaj Realit teksa luante krah përkrah me emra të mëdhenj si Alessandro Del Piero e Zinedine Zidane.

Pas sukseseve ndaj Lazios dhe Parmas SuperPippo ka rikthyer entuziazmin dhe ndoshta do të mjaftohej edhe me një barazim, duke patur paraysh që këtë herë në "San Siro" përballë do të jenë fituesit e 3 kampionateve të fundit.

Një sezon më parë "Zonja e Vjetër" i fitoi që të takimet dhe sfida do të ketë një shije të vecantë edhe për vetë Allegrin, që rikthehet në "San Siro" për herë të parë si kundërshtar i popullit kuqezi dhe me një ekip që nuk ka pësuar ende gol.

Milan-Juventus luhet në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori