Milan-Juve, nis sfida për Lavezzi-n
Pëlqej
Ezequiel Lavezzi në Itali? Skenar i mundshëm pas fjalëve të djeshme të Laurent Blanc. Trajneri i Paris Saint Germain u shpreh se "kush do të largohet mund të ikë", duke i dhënë kështu një mesazh të qartë argjentinasit që nuk po firmos rinovimin e kontratës me kampionët e Francës.

Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport" Milan dhe Juventus janë skuadrat që duan të përfitojnë nga kjo situatë por kartoni 20 milionësh i Lavezzit duket se është pengesa e vetme.

Sfida Milan-Juve mbetet e hapur, të shohim kush do e fitojë.../albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori