Milan-Juventus, Barbara Berlusconi viziton skuadrën
Pëlqej
Pas Silvio Berlusconi, i pranishëm në Milanello të premten e shkuar, edhe e bija e tij Barbara ka vendosur të vizitojë Milani për të treguar edhe një herë entuziasmin që ka pushtuar klubin kuqezi.

Lady B, siç shkruan "Tuttosport", ka mbërritur sot në Milanello për të komplimentuar Pippo Inzaghin pas një fillim sezoni shumë të mirë dhe për të karikuar skuadrën në vigjilje të superndeshjes së fundjavës ndaj Juventusit.

Të hënën Milanin e përshëndeti edhe Administratori i Deleguar Adriano Galliani. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori