Milan - Juventus, formacionet e mundshme: Ibrahimovic përballë Ronaldos (FOTO LAJM)

Sot në orën 20:45 Milani do të presë në "San Siro" Juventusin në ndeshjen parë të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Sfida mes Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovicit ndoshta nuk do të jetë një 'klasike" e kësaj dekade, por është një duel midis dy gjigantëve të 15 viteve të fundit të futbollit.

Hera e fundit, që të dy u takuan më parë ishte në vitin 2015, në Champions. Fjala është për fitoren e Real Madridit në fazën e grupeve, 1-0, me golin e Nacho. Të dy ata "agjëruan" për golin atë mbrëmje. Përplasja mes tyre kishte ndodhur tashmë edhe në vjeshtën e vitit 2013, në një "play off" mes Suedisë dhe Portugalisë për Kupën e Botës në Brazil, që u luajt vitin e ardhshëm: Dopietë e Ibrahimovic dhe "hat-trick" i CR7. U kualifikua ylli luzitan.

Së fundmi "Sportmediaset" ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave që sot do të synojnë të marrin fitoren për të hedhur në hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit në Itali.
Shtuar më 13/02/2020, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori