Milan-Juventus, nga 0 në 10
Pëlqej
Sfida e parë zyrtare, Milan-Juventus është edhe rasti i parë për të dyja skuadrat që të thyejnë ekujlibrat e kampionatit. Nga njëra anë kuqezinjtë e Filippo Inzaghit me pikë të plota, rivalizojnë bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit, të cilët janë padronë të Italisë që prej tre sezonesh dhe prezantohen në "San Siro" me një Tevez të papërmbajtshëm.

Por Milan-Juventus është edhe përballje numrash. /albeu.com/

ZERO-Kaq janë golat e pësuar nga Juventusi në tre përballjet e para sezonale. Torinezët po i ndërtojnë sukseset e tyre falë fazës mbrojtëse. Mungesa e Chiellinit dhe Barzaglit nuk ndihet dhe ky është një detaj i rëndësishëm.

NJË...Kjo është sfida e parë zyrtare për Inzaghin si trajner kundër Juventusit, skuadër të cilën nuk e ka ndeshur as kur ishte në krye të stolit të të rinjve. Si lojtar, super-Pippos iu desh të priste tre ndeshje për ta mundur zonjën e Vjetër.

DY…janë golat e shënuar nga Juventus në transfertën e fundit të San Siros kundër Milanit. Pavarësisht provës së mirë të skuadrës së Seedorf, ekipi i Contes ngriu kuqezinjtë me golat e Teves dhe Llorentes.

TRE janë kampionatet e fituar nga Juventusi në tre vitet e fundit por po kaq janë edhe vitet e ish-it Allegri në pankinën e Milanit. Bilanci i ish teknikut kuqezi në Milano është një titull që në vitin e parë. Allegri e ka drejtuar Milanin në 178 ndeshje me 91 fitore.

KATËR janë vitet e Inzaghit te Juventusi përpara transferimit te Milani. SuperPippo ka luajtur në sulm përkrah Del Pieros dhe në Torino realizoi në total 89 gola në 165 ndeshje.

PESË është numri i golave të pësuar nga Milani në dy sfidat e para të sezonit.

GJASHTË është numri i golave të shënuar nga Juventusi në San Siro mbremjen e datës 6 prill 1997. Një ndeshje historike sepse me dominimin e tyre, bardhezinjtë fituan titullin numër 24 duke mbyllur kështu edhe erën Sacchi në krye të Milanit.

SHTATË është numri i fanellës së Jérémy Menez. Francezi duket I rilindur pas rikthimit në Itali por a është vërtet lojtari që mund ta çojë Milanin drejt objektivave të rëndësishëm? Për momentin ëprgjigja është “Po”. Tre gola në dy ndeshje dhe për më shumë, ndjesia se ka marrë për dore skuadrën. Është ai lojtari për të cilin Milani ka vendosur bast.

TETË janë golat e shënuar nga kuqezinjtë në dy ndeshjet e para zyrtare, 3 ndaj Lazios dhe 5 në Parma. Lehtësia me të cilën Milani gjen rrugën e rrjetës është impresionuese.

NËNTË është numri mbi shpatullat e Alvaro Moratas. Deri në këto momente shumë pak minuta në këmbët e spanjollit për shkak të një dëmtimi, por ai mund të jetë arma shtesë e Allegrit në këtë sfidë. Zotëron shpejtësinë dhe teknikën e nevojshme për të vendosur në vështirësi kundërshtarët.

DHJETË …ishin Platini e Rivera, Del Piero, Baggio, Gullit, Seedorf dhe tani Carlos Tevez. Një numër që simbolizon talentin e klasit të parë dhe rreth të cilit sillet skuadra, ashtu siç po ndodh me Juventusin që i mban sytë nga magjitë e argjentinasit. Inzaghi është gati t’i ndërtojë një kafaz për të limituar dëmet që mund të shkaktojë.
Shtuar më 20/09/2014, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori