Milan ka gati lëvizjen e rradhës, kërkon shkëmbim lojtarësh
Drejtuesit Milanit janë në kërkim të profilit ideal për repartin e sulmit.

Objektivi i kuqezinjve është lojtari i Atletiko Madridit, Angel Korrea, por një marrëveshje duket larg për shkak se drejtuesit e Milanit nuk janë të gatshëm të plotësojnë çmimin prej 50 milionë eurosh që kërkohet nga klubi spanjoll për lojtarin.

Në këtë situatë italianët kanë filluar të shikojnë për objektiva të tjerë, por duhet të nxitojnë pasi merkato mbyllet ditën e nesërme dhe nuk kanë shumë kohë.

Sipas “Sportitalia”, Paolo Maldini po ndjek me vëmendje lojtarin e Xhenoas, Kristian Kuame, për të cilin besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për ta transferuar në “San Siro”. Xhenoa nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar, por tek Milani po mendojnë një formulë interesante.

Për të mbërritur te sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, drejtuesit e kuqezinjve po mendojnë të fusin në marrëveshje edhe Andre Silvën, i cili prej një kohe të gjatë është në merkato, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ri.

Shtuar më 01/09/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori