Milan kërkon Eto'on, ofron 20 milion euro
Albeu.com
Udhëheqësit e Milanit kanë dërguar një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, kamerunasin Samuel Eto'o, e cila thuhet të jetë afër 20 milionë euro.Kampioni evropian duhet të përballet me Chelsean dhe Interin, për të nënshkruar me futbollistin, i cili sot edhe zyrtarisht është vënë në listën e transferove të Barcelonës.
Nga sezoni i ardhshëm, për Milanin pritet të luajë edhe Ronaldionho, për të cilin rosonerët kanë ofruar 25 milionë euro.
I njëjti klub, është duke shpresuar të transferojë edhe një lojtar tjetër të Barcelonës, mbrojtësin italian Gianluca Zambrota, për të cilin është i gatshëm të japë 7 milionë euro.
Shtuar më 16/05/2008, ora 23:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori