Milan kampion, Ibra si Van Basten
Ish-trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello, e ka analizuar kështu ecurinë e Milanit në Serinë A dhe duelin me “Zonjën e Vjetër”: “Kjo është faza më e rëndësishme e kampionatit, sepse ndeshjet sa vijnë e pakësohen. Milani është +4 pikë larg Juventusit, që për mendimin tim janë një avantazh i madh. Ky ekip është më i vendosur për ta fituar titullin. Madje, tani kuqezinjtë janë më të vetëdijshëm për forcën që kanë. Humbja e Londrës? Për fat të mirë siguruan kualifikimin, i cili erdhi për meritë të Abiatit. Megjithatë, besoj se ajo humbje i ka forcuar akoma më shumë. Sivjet i shikoj si një kandidat serioz për të fituar edhe Champions League", u shpreh Capello.


Sa i përket sezonit të jashtëzakonshëm të Zlatan Ibrahimoviç, ish-trajneri i Milan dhe Juventus komenton: “Kam qenë unë trajneri i parë që e kam stërvitur në Itali. Suedezi është fenomenal. Të paktë janë futbollistët që kanë shkathtësinë dhe fuqinë e tij. Kur ai ndodhet në zonën e rreptësisë, ose shënon gol, ose pason që të tjerët të bëjnë gol, sepse dy mbrojtës e mbulojnë gjithmonë. Ibra si Van Basten? Teknikisht janë të barabartë, por Van Basten ishte tepër i rëndësishëm në çdo moment, ndërsa suedezi heraherës e humb, sepse dëshiron të tregojë se vlen më shumë, – thekson trajneri italian, i cili më pas flet lidhur me episodet e agresivitet të suedezit. – Që Ibra është agresiv, këtë e dinë të gjithë. Vetëm se agresivitetin e tij ai e shpreh gjithmonë në fushë, jashtë saj është një njeri krejt tjetër dhe shumë në rregull”. /albeu.com/


Shtuar më 13/03/2012, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori