Milan kryeson ne Serie A
Pëlqej
Albeu.com
Milani ka shёnuar fitore minimale prej 1-0 ndaj Napolit, krahas njё penaltie tё humbur, pёr tё marrё kryesimin e Serie A pёr herё tё parё kёtё sezon.Goli i vetёm i shёnuar ishte njё autogol nga German Denis, qё erdhi pas njё harkimi tё Ronaldinhos nё zonёn e portёs kundёrshtare, tre minuta para fundit tё kohёs sё rregullt. Dy minuta mё herёt (85’), nё favor tё Milani u akordua njё penalti e dyshimtё, tё cilёn nuk arriti ta shёnojё Kaka.

Napoli arriti tё mbahet mjaft mirё gjatё ndeshjes, pavarёsisht humbjes, duke marrё parasysh se pjesёn e dytё e luajti me 10 lojtarё, pas pёrjashtimit tё Maggio njё minutё para pauzёs mes pjesёve.

Me tre pikёt e fituara, Milani grumbullon 22, njё mё shumё se vendi i dytё dhe i tretё, ku gjenden Udinese dhe Interi. Napoli zbret njё vend mё poshtё, nё tё katёrtin, me 20 pikё.
Shtuar më 03/11/2008, ora 15:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori