Milan, largime dhe afrime (FOTO LAJM)

Robinho
Tani, fillon revolucioni. Pas humbjes në derbi dhe pas titullit të humbur falë meritës së Juventus, Milan përgatitet për ndryshime të mëdha sezonin e ardhshëm.

Administratori i Deleguar i kuqezinjëve, Adriano Galliani u shpreh: "se në sulm nuk do ketë revolucion" por mesazhi i Zlatan Ibrahimoviç është i qartë: "Pres përforcime".

E ardhmja e Robinho dhe Pato mbeten në dyshim dhe në vend të tyre mund të vijnë Ganso, Balotelli ose Tevez, gjithsesi kërkimet vazhdojnë.

Prurje pothuajse të sigurta janë ato të: Montolivo, Acerbi dhe Bakary Traore por lista s'përfundon këtu. Në ditët në vijim do të ketë edhe emra të tjerë.

Në largim duken edhe Mark Van Bommel, Alessandro Nesta, Clarence Seedorf dhe Matie Flamini. Fatin e tyre mund ta ketë edhe një prej portierëve dhe në vend të njërit prej tyre mund të vijë portierin i Santos. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori