Milan-Lazio, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

MILAN (4-3-3)
Milan dhe Lazio rikthehen të përplasen vetëm tre ditë pas ndeshjes së kampionatit ku lacialët fituan 3-1. Por kësaj here ndeshja vlen për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Ky mendohet të jetë edhe shansi i fundit për Filippo Inzaghin, i cili pritet ti besojë treshes së sulmit Cerci-Menez-Pazzini, ndërsa do të jetë jashtë Mexes pas përplasjes të së shtunës me Maurin dhe Canën.

Nga ana tjetër Stefano Pioli do të hedhë në fushë nga minuta e parë dy shqiptarët: Etrit Berisha dhe Lorik Cana.

Milan-Lazio starton në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori