Milan, Leonardo dhe Maldini marrin vendim
ipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", pavarësisht se si do të shkojë sot ndeshja SPAL-Milan dhe në cfarë pozicioni do të renditet ekipi kuqezi, duket se aventura e Leonardos dhe Paolo Maldinit te kuqezinjtë ka përfunduar pas vetëm 1 viti.

Gazidis ka projekte të tjera dhe do të devijojë nga plani fillestar, ndaj edhe dy drejtuesit, që kishin aspirata më të mëdha, ndaj të cilëve ka pasur jo pak kritika nga Elliott për sa i përket operimit që kanë bërë këtë sezon, mund të largohen dhe japin dorëheqjen.

Ndërkohë, rriten kuotat për qëndrimin e Gattusos, që i pëlqen Gazidisit, por që duhet parë më mirë kjo situatë.
Shtuar më 26/05/2019, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori