Milan, lëvizjet e merkatos
Carlos Tevez
Problemet e shfaqura në ndeshjen kundër Arsenalit në “Emirates Stadium” kanë bërë që drejtuesit e Milanit të fillojnë të mendojnë për përforcime në sezonin e ardhshëm.

Emri i Carlos Tevez vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave të klubit kuqezi. Agjenti i sulmuesit argjentinas, Kia Joorabchian do të kthehet në Angli për të biseduar me drejtuesit e Manchester City për të ulur pretendimet e tyre ndaj klientit të tij. Milanit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të presë rezultatin e këtyre bisedimeve.

Por Milani nuk mjaftohet vetëm me kaq. Drejtuesit e klubit milanez nisën bisedimet me Joorabchian për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Javier Mascherano që po mendon largimin nga Barcelona për shkak të minutave gjithnjë e më të pakta të aktivizimit. Një tjetër emër është edhe ai i Seidou Keita që nuk ka arritur asnjë marrëveshje me katalanasit për rinovimin e kontratës.

Në qendër të vëmendjes së Milanit është edhe Van Persie, ndërsa monitorohet me kujdes edhe gjendja e Alexandre Pato. Sulmuesi brazilian ka bërë që të Milani të gjithë të humbasin durimin me të për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme të tij, e për këtë arsye largimi i 22-vjecarit po bëhet gjithmonë e më shumë konkret.

PSG është skuadra e gatshme të paguajë për transferimin e tij. Milani kërkon 40 milion euro për të dhe nëse arrihet akordi kjo shumë pritet të përdoret nga kuqezinjtë për transferimin e Armero-s në San Siro, për të cilin kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Udinezes. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2012, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori