Milan, lind ideja Benitez
Del në pah një emër përsa i përket teknikut që mund të zëvendësojë trajnerin Massimiliano Allegri në rast se ky i fundit larohet nga drejtimi i kuqezinjve. Pista mban emrin e Rafael Benitez.

Tekniku aktual i kuqezinjve duket gjithmonë e më shumë në pikëpyetje pas startit jo të mirë që Milani bëri këtë kampionat. Gjatë orëve të fundit është folur për një afrim të ish-trajnerit të Inter, Valencia dhe Liverpool, i cili mund të kthehet sërish në Milano po këtë herë në drejtimin e "Djallit".

Ndeshja e fundjavës kundër Udineses duket se do të jetë prova finale për Massimiliano Allegrin. Në rast humbjeje ose barazimi, qëndrimi i tij në stolin e Milan do të jetë një mision pothuajse i pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori