Milan, Liverpool rikthehet për Balotellin
Pëlqej
Liverpooli këmbëngul sërish për Mario Balotellin. Redsat prej kohësh janë vënë në ndjekje të një sulmuesi që mund të zëvendësojë Luis Suarez, që këtë verë u largua për te Barcelona, dhe Supermario mund të jetë i përshtatshmi për skuadrën angleze. Trajneri Brendan Rodgers e pëlqen shumë sulmuesin e Milanit, dhe pavarësisht se Super-Mario është një futbollist problematik, dëshira e teknikut të Liverpolit është për ta patur 24-vjeçarin në ekipin e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se nënkampionët e Anglisë i kanë ofruar Milanit 22 milionë Euro për të marrë shërbimet e ish lojtarit të Manchester City-it. E vetmja problematikë te ky operacion merkatoje qëndron te fakti se drejtuesit e Liverpoolit, 22 milionë Eurot e ofruara nuk dëshirojnë ta japin kesh Milanit por me këste, ndërkohë që klubi kuqezi nga shitja e Balotellit përvecse pretendon 25 milionë Euro, kërkon që të gjitha paratë të derdhen menjëherë në llogarinë e tyre.

Gjithsesi bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe me kalimin e ditëve një rikthim i mundshëm i Balotellit në ishull ka shanse të mëdha që të realizohet me sukses.

Për ta bërë më të besueshëm lajmin se ky operacion merkatoje është në një stad të avancuar, ka menduar agjenti i Supermarios, Mino Raiola i cili këtë të martë mbrriti në Milano për të diskutuar me drejtuesit e Milanit pikërisht për këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori