Milan, Liverpul dhe Anzhi duan Keita
Për disa prej drejtuesve të klubit të Milanit, objektiv për merkato është edhe mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita. 31-vjeçari duhet të largohet nga Katalunia në merkaton e janarit ose më e shumta në qershorin e ardhshëm.

Por në lojë është futur edhe Liverpul. Gjatë merkatos së verës që lamë pas, mesfushori i Malit u kërkua nga klubi anglez por që është rikthyer sërish në "luftë" për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Sipas asaj që raporton "Daily Mail", Liverpul po zhvillon një sondazh për të provuar impaktin e tifozëve të saj dhe më pas të tentojë ta bëjë të tijin gjatë merkatos së dimrit.

Vlera e futbollistit është rreth 10 milionë euro dhe kërkohet edhe nga rusët e Anzhi. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori