Milan me dhimnje koke, lëndohet Calhanoglu
Pëlqej
Milani është duke kaluar momente të vështira sa i përket lëndimeve të lojtarëve, pasi edhe Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga stërvitje e Turqisë para kohe.

Turku ka ndjerë një dhimbje në kyçin e këmbës së tij, dhe e kishte të vështirë t’i mbathte edhe këpucët për shkak të dhimbjeve, raportojnë mediat turke.

Lista e të lënduarve të lojtarëve të Milanit është rritur me lëndimin e fundit të marrë nga Calhanoglu.

Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Giacomo Bonaventura, Lucas Biglia, Mattia Caldara dhe së fundmi Calhanoglu janë të lënduarit e Gennaro Gattusos.
Shtuar më 18/11/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori