Milan, Menez: Besoj vërtetë te titulli
Pëlqej
I lumtur për golin ndaj Parmës, por Jeremy Menez, i intervistuar nga "La Gazzetta dello Sport", është i përqëndruar te objektivat e skuadrës dhe te qëllimi për ta rikthyer Milanin në krye.

"Më gëzoi, sigurisht. Por më shumë vlen fitorja dhe më e rëndësishmja te ai gol është fakti që na mundësoi tre pikët", është shprehur francezi.

Ish futbollisti i Paris Saint Germain u pyet edhe rreth faktit se deri ku mund të arrijë ky Milan: "Te titulli, e besoj vërtetë. Ndërsa objektivi minimal është kualifikimi në Champions".

Më pas Menez foli edhe për mbërritjen te kuqezinjtë: "Analizova edhe oferta të tjera, më pas erdhi Milano. Galliani dhe Inzaghi më takuan në Ibiza dhe më thanbë shumë gjëra që për mua janë të rëndësishme për karrierën dhe të ardhmen". /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori