Milan, Mou: Torres do të provojë një kampionat tjetër
Pëlqej
Tekniku i Chelsea-t Jose Mourinho, gjatë konferencës pët shtyp të para pak minutave, foli edhe për të ardhmen e sulmuesit spanjoll Fernando Torres, që është shumë pranë transferimit në Serie A te Milani. Sipas "Special One", ish lojtari i Liverpool dhe Atletico Madrid kërkon të provojë një eksperiencë të re në një kampionat të ri.

"Nëse do të ikë është për shkak se dëshiron të provojë një eksperiencë të re jete në një tjetër kampionat. E konsideroj një prej tre sulmuesve e nevojshëm për sezonin, ndaj dhe nëse vendos të ikë do të shohim se si do e zëvëndësojmë", ëshrtë shprehur Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori