Milan mposht Atalantan, Berisha dhe Gjimshiti dorëzohen përpara Djallit (VIDEO)
Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sonte ndaj Atalantas me rezultaitn 1-3 në "Stadio Atleti Azzurri d'Italia".

Të parët në avantazh kaluan vendasit me golin e Remo Freuler në minutën e 33'.

Milan zgjohet nga gjumi në minutën e fundit të pjesës së parë, ku Krzysztof Piatek shënoi një gol spektakolar brenda në zonë.

Në pjesën e dytë Djalli e nis në mënyrë fantastike duke shënuar dy gola të shpejtë me Calhanoglun (55') dhe Piatek (61').

Pas kësaj fitoreje Milani renditet në vendin e 4 me 42 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e 5 me 38 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori