Milan, Mr.Bee kërkon 60% të aksioneve
Garë aziatike për paketën e mazhorancës së aksioneveMilanit. Tajlandezi Mr. Bee kërkon gjithçka dhe menjëherë. Kur e kuptoi që konkurenca e kinezëve në lidhje me blerjen e Milanit u bë e rrezikshme nuk është mënduar dy herë por ngriti menjëherë ofertën e tij.

Ai kërkon gjithçka dhe mënjeherë dhe në një tjetër paraakord parashikohet shitja e paketës së mazhorancës së aksioneveMilanit sa më shpejt që të jetë e mundur. Flitet për blerjen e rreth 60% të aksioneveMilanit për afërsisht 500 milionë euro.

Shifrat ende nuk janë fiksuar ekzaktësisht pasi ende po zhvillohet operacioni i vlerësimit të bilanceve të Milanit nga ana e menaxherëve të tajlandezit të cilët po sfidiojnë çdo zë dhe aspekt financiar të klubit kuqezi. Për ta bërë të sigurtë operacionin në akord është parashikuar edhe një penalizim prej 10% ndaj nëse brenda muajti prill kontrata nuk do të marrë formë përfundimtare sipas kësaj klauzole Berluconi do të jetë i detyruart të paguajë një shifër që vërtitet rreth 50 milionë eurove.

Do të jetë më e vështirë të zbulohet se cilët do të jenë pronarët e rinj të Milanit, duke qenë se kur ky operacion të jetë kryer pronësia do t'i kalojë një fondi investimesh që do të krijohet enkas për këtë rast në Mr Bee. Brenda tij do të jenë financierë nga Tailanda dhe Singapori, ndërsa një aksionere e mundshme do të jetë edhe kompania Doyen Sports Investments. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori